Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël e me një frikë si të qyqarit

TË FUNDIT

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se po merret shumë me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Kosova nuk iu ka frikësuar as Sllobond Millosheviqit.

“Kurti mbeti duke numruar sa banka financiare i mbylli sa here ky far Radojqici paska hyre ne Kosove pas Banjskes, sa forca te Serbise jane afruar te kufiri – Kosova nuk iu ka frikesuar Milosheviqit qe ishte kasapi i Ballkanit sepse ditem ta mobilizojme popullin dhe ta udheheqim, ditem ta bejme aleate Ameriken dhe mposhtem Serbine, mposhtem kasapin e Ballkanit, ndryshuam historine, dolem fitimtar- por jam e bindur se Kosova dine te largoj kete kryeminister me mendje te vogel, me nje frike si te qyqarit, jam e bindur ky gjunjezim i Kosoves eshte vetem nje episod i vogel e i shkurt – Kosova do ta marre veten, sepse ka ditur ta marre veten ne cdo sfide te historise!”, ka shkruar Tahiri.