Superjahti 443 milionë paund i oligarkut të sanksionuar rus shihet në portin e Emirateve të Bashkuara Arabe

TË FUNDIT

Superjahti 443 milionë paund që i përket oligarkut rus të sanksionuar, Andrey Melnichenko është parë në një port në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pamjet tregojnë anijen luksoze të ankoruar në portin e Ras al-Khaimah.

Në mars, superjahti u konfiskua nga policia italiane në portin e Triestes si pjesë e sanksioneve ndaj oligarkëve të pasur.

E projektuar nga Philippe Starck dhe e ndërtuar nga Nobiskrug në Gjermani, anija është jahti më i madh me vela në botë,  me gjatësi 143 metra.