Sulmohet me raketa Odesa

TË FUNDIT

Sulmet ruse kanë goditur qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, sot në mëngjes.

“Odesa u sulmua nga ajri. Disa nga raketat u rrëzuan nga sistemi ynë i mbrojtjes ajrore. Në disa rrethe ka shpërthyer zjarr”, ka njoftuar  Këshilli i Qytetit të Odesës në llogarinë zyrtare në Telegram.

Një depo karburanti në qytetin ukrainas të Odesës po digjet, gjithashtu një dëshmitar ka thënë se dëgjuan gjashtë shpërthime në depon e karburantit para lindjes së diellit.

Qyteti bregdetar i Odesës ka qenë një vend i qetësisë relative gjatë pushtimit rus dhe një strehë për ukrainasit e zhvendosur nga zonat që kanë përjetuar luftimet më të ashpra.

Por Odesa është përgatitur për një sulm rus prej javësh, me qendrën e saj të qytetit plot me barrikada antitank për t’u forcuar kundër një pushtimi./21Media