Sulmohet me armë taksisti, dorasi deklaroi në polici se kishte gjuajtur qenin

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot në Manastir është arrestuar M.N. nga Manastiri, pasi i njëjti gjatë ditës kishte sulmuar me armë një taksist, duke ia dëmtuar pjesën e pasme të veturës, transmeton TV21.

Por, dorasi në polici deklaroi se kishte sulmuar një qen, dhe jo taksistin.

“Policët kanë kryer bastisje pas marrjes së urdhrit paraprak nga Gjykata Themelore Manastir, në shtëpinë dhe hapësirat e tjera të M.N. nga Manastiri, ku janë gjetur dhe marrë pushkë e kalibrit të vogël dhe 9 plumba. Paraprakisht, sot (24.08.) rreth orës 12.30 në SPB Manastir T.V.(50) nga Manastiri, ka denoncuar se derisa si shofer taksie ka qenë duke u parkuar në lagjen Orizarë e Epërme në Manastir me automjetin “golf” me targa të Manastiri, ka dëgjuar gjuajtje, kurse plumbi ka dëmtuar pjesën e pasme të veturës”, qëndron mes tjerash në njoftim.

Dorasi ka pranuar veprën, por ndryshe nga i dëmtuari, në polici në “bisedën zyrtare ka deklaruar se ka gjuajtur në qen”.

Dokumentohet rasti dhe do të vijojë kallëzim përkatës, thonë më tej nga MPB-ja./TV21