Sulmohet me armë klubi bullgar në Ohër! Reagime të shumta nga autoritet bullgare dhe vendase

TË FUNDIT

Mbrëmë, autorë të panjohur me armë zjarri kanë qëlluar drejt klubit bullgar “Car Borisi i Tretë” në Ohër.

Kjo është hera e tretë që sulmohet ky klub.

Nga policia e Ohrit mbrëmë njoftuan se rreth orës 19:12 minuta është raportuar dëmtim i xhamit dhe derës së zyrës.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë mbrëmë dënoi vandalizmin dhe u bën thirrje institucioneve kompetente që të hetojnë rastin.

 “Rrethanat në të cilat kanë ndodhur këto aktivitete vandale dhe të marrin masa të menjëhershme për zbulimin e autorëve, si dhe të ndërmarrin masa parandaluese shtesë si dhe veprime për sigurimin e kushteve adekuate për mbarëvajtjen e aktiviteteve të kësaj dhe të gjitha klubeve dhe shoqatave të tjera qytetare në vend”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Angel Dimitrov, bashkëkryetari i komisionit bullgar të historianëve i cili e cilësoi sulmin e mbrëmshëm si sulm hakmarrje.

 “Është një akt brutal i urrejtjes, si mund ta vlerësoja ndryshe sulmin ndaj klubit të Car Boris Tretit”, tha Angel Dimitrov-epskert i ekipit bullgar.

Në lidhje më këtë foli edhe kryeministri i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski i cili tha se i ka paralajmëruar që në fillim autoritet bullgare për këtë, sepse ata për klubet e tyre zgjodhën emra që prekin një pjesë të madhe të shoqërisë.

 “Unë tregova që kur u hapën ata klube se emrat të cilët u janë vendosur mund të nxisin provokime duke pasur parasysh atë se ta emra të cilët janë vendosur zgjojnë ndjenja negative në pjesën më të madhe të shoqërisë sonë sepse ata njerëz janë të lidhur me periudhën më të errët të historisë Evropiane”, pohoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Ambasadorja e Maqedonisë, Agnesa Rusi-Popovska, sot është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Sofje, për shkak të sulmit të klubit bullgar.