Sulmohen me thikë tre efektivë policie në Prizren, njëri në gjendje të rëndë

TË FUNDIT

Tre efektivë policie në Prizren mbrëmjen e djeshme janë sulmuar me thikë, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në një familje, të cilët kishin kërkuar ndihmë nga policia pasi familjari i tyre, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, refuzonte të merrte mjekimin

Togeri i Policisë, Shaqir Bytyqi, deklaroi një prej policëve ka marrë lëndime të rënda dhe është transportuar për marrjen e ndihmës së specializuar në spitalin e Prishtinës, ndërkohë që dy të tjerët po trajtohen në spitalin e Prizrenit.

“Pak para orës 17:00 në lagjen ‘Dardania’, një familje ka kërkuar ndihmën e Policisë për shkak se djali i tyre, nuk ka pranuar që të marrë ilaçet, pasi është me të meta psikike dhe merr trajtim të herë pas hershëm. Pasi patrulla e Policisë ka shkuar në vendngjarje, kanë tentuar që me e bë të mundshme marrjen e injeksioneve, por i njëjti ka qenë i dhunshëm me ç’rast ka nxjerrë thikën dhe ka tentuar të sulmojë patrullën policore. Ata kanë thirrë Njësinë e Reagimit të Shpejtë dhe pasi që kanë shkuar i dyshuari i ka sulmuar me thikë dhe tre prej zyrtarëve të njësisë janë lënduar”, deklaroi Bytyqi.