Sulmi rus në Ukrainë, Kanadaja vendos sanksione të reja kundër 10 individëve

TË FUNDIT

Kanadaja ka bërë të ditura sanksione të reja kundër 10 individëve për “bashkëpunim” në “sulmin e paarsyetuar” të Ukrainës.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se në mesin e 10 individëve përfshihen “ish-zyrtarë të lartë qeveritarë dhe zyrtarë aktualë, oligarkë dhe mbështetës të udhëheqësisë ruse”.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson dhe atë të Holandës, Mark Rutte, Trudeau ka shtuar se këta individë janë marrë nga një listë e përpiluar nga lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, i cili tani gjendet në burg.