jë student indian është në mesin e viktimave nga sulmi raketor në Kharkiv të Ukranës. nëri të ditur Ministria e Punëve të jashtme të Indisë, raporton CNN.
“Me dhimbje të thellë konfirmojmë se një student indian humbi jetën nga granatimet në Kharkiv gjatë mëngjesit të sotëm. Ministria është në kontakt me familjen e tij. Ne i përcjellim ngushëllimet tona më të thella familjes”, shkroi të martën në Twitter zëdhënësi i MEA, Arindam Bagchi, përcjell TV21.
Bagchi tha se sekretari i Jashtëm i Indisë do të thërrasë ambasadorët e Rusisë dhe Ukrainës për të “përsëritur kërkesën tonë për largim urgjent dhe të sigurt të shtetasve indianë”.
Deri më tani më shumë se 9,000 shtetas indianë janë evakuuar ndërsa një “numër i konsiderueshëm” tani janë në zona më të sigurta./TV21
Foto: Reuters
