Oslo mbetet i shokuar pas sulmit të një dite më parë. Një burrë 42-vjeçar është arrestuar nën akuzën për vrasje, tentativë vrasje dhe akte terroriste pas sulmit me armë zjarri në qendër të kryeqytetit norvegjez, sipas BBC.
Dy persona u vranë dhe 21 të tjerë u plagosën në orët e para të së shtunës, në atë që policia e ka cilësuar si akt terrorist islamik. Të shtënat ndodhën brenda dhe pranë London Pub, një klub njohur për homoseksuale, dhe dy lokale të tjera nate.
Personi i armatosur ishte i njohur për shërbimet e sigurisë që nga viti 2015 si një “islamist i radikalizuar” dhe vuante nga shëndeti mendor, tha shërbimi inteligjent PST i Norvegjisë. Pas sulmit me armë, autoritetet e Oslos anuluan paradën vjetore të homoseksualëve.
Niveli i alarmit për terror në Norvegji tani është ngritur në nivelin e tij më të lartë, megjithëse shërbimi i inteligjencës PST i vendit tha se aktualisht nuk kishte “asnjë indikacion” për sulme të mëtejshme.
