Sulmet në Gaza më të ashprat se të vitit 2014, 40 viktima, mes tyre edhe 5 fëmijë!

TË FUNDIT

Sulmet e fundit mes Hamasit dhe Izraelit të mbrëmshme, kanë bërë që tejkalojnë edhe sulmet e vitit 2014.

Në këto sulme, kanë vdekur 35 persona në Gaza, përfshirë këtu edhe 5 fëmijë dhe 5 persona në Izrael.

Ushtria izraelite deri tani ka gjuajtur qindra raketa kundrejt Gazës, që ka shkaktuar edhe shembjen e ndërtesave të mëdha. Në Gaza është shembur një ndërtesë shumëkatëshe, kurse një tjetër është dëmtuar shumë, pasi u sulmuan disa herë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sulmi raketor ka ardhur pas tensioneve disajavore në Jerusalem, por eksaloi ditën e hënë, kur Izraeli lëshoi 1000 raketa, e ndërkaq autoritetet izraelite deklaruan: “Ky është vetëm fillimi”.

Më shumë se 300 palestinezë u sulmuan të hënën në xhaminë Al Aksa./TV21