Sulmet ajrore amerikane, vritet njeriu nr.2 i IS-it

TË FUNDIT

Forcat ajrore amerikane kanë vrarë numrin dy në hierarkiken e të ashtuquajturit shteti islami ISIS, shkruan DailyMail
Fadhil Ahmad al-Hayali, i njohur edhe si Hajji Mutazz, u vra afër qytetit irakian Mosul, të martën, njoftoi Ned Price, zëdhënës i Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hayali thuhet se ishte zëdhënës i lartë i liderit të ISIS-it, Abu Baker al-Bagdati.

Ai, po ashtu dyshohet se udhëhoqi ofensivën e ISIS-it për pushtimin e Mosulit, verën e kaluar.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Hayali merrej me “financat, mediat, operacionet dhe pjesën logjistike të ekstremistëve.

Në këtë aksion dyshohet se ka vdekur edhe Abu Abdullah, zyrtar për media i organizatës terroriste.