Sulme verbale ndaj bullgarëve në Kroaci, zënkë mes presidentit dhe kryeministrit të Kroacisë për Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT


Presidenti dhe kryeministri i Kroacisë, Millanoviq dhe Plenkoviq me retorikë të ashpër të kundërshtuar lidhur me kontestin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mosmarrëveshja e tyre vjen si rezultat i deklaratës së fundit të shefit të Kroacisë, Zoran Millanoviq, pas takimit në Slloveni, i cili tha se Maqedonia është në pozitë të palakmueshme, pasi një vend-anëtar i BE-së hyn në “hapësirën e saj intime”. Përplasjet nuk kanë të ndalur.

“Kryeministri kroat po ec përreth dhe flet marrëzira si një plake për disa sulme të pretenduara, për ndonjë paradite të Bartolomeut për bullgarët në Kroaci. Ti thua se unë jam ngacmues, me çka po ngacmoj unë? Me atë që paralajmërova se politika e një vendi, me të cilën kroatët, le të kuptohemi, nuk janë tanguar ndaj ndonjë shteti tjetër, vend të cilin e kemi mik, është jokorrekte? Unë mendoj se kjo sjellje është e njëjtë sikur ne tani t’ua mohojmë të drejtën boshnjakëve që gjuhën e tyre ta quajnë boshnjake, sepse ajo ekziston si e tillë 20 vitet e fundit. Ose t’u themi – mund ta quajnë gjuhë boshnjake, por të shkruani se paraprakisht ka qenë gjuhë kroate”, deklaroi Millanoviq.

Nga ana tjetër, kryeministri Andrej Plenkoviq tha se incidenti i pretenduar në Zagreb, kur janë sulmuar tre shtetas të Bullgarisë, është arsyeja për sjelljen e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Ai ngacmuesi dhe mashtruesi është i përgjegjshëm për denoncimin që arriti nga Ministria për punë të jashtme dhe evropiane dhe në shërbimet e Qeverisë së Kroacisë nga ana e Ambasadës së Bullgarisë për sulmin ndaj tre shtetasve. Unë mendoja se janë dy, por kontrollova dhe pashë se bëhet fjalë për tre shtetas bullgarë në Kroaci. Pse? Për shkak se ai ka folur diçka në Bërdo te Kranji”, tha Plenkoviq.

Kryeministri Zoran Zaev nuk deshi ta komentonte zënkën mes Presidentit dhe kryeministrit të Kroacisë duke thënë se nuk është i njoftuar, por edhe se nuk dëshiron që të përzihet në këtë punë.