Gjashtë vjeçarja Suzi, shtatë ditë ka qenë nën këto rrënoja. Shtëpia e saj në Gaza është rrënuar gjatë sulmeve izraelite. Ka humbur nënën si dhe katër vëllezër dhe motra. Në spital përsëri e bashkuan me babin e saj. Shtrëngojnë dorën njëri tjetrit të vetëdijshëm se kanë mbetur vetë.
“E gjithë bota u rrënua mbi mua, por kur mësova se njëra nga vajzat është gjallë, iu falënderova Zotit. Së paku ajo do të më rikujtojë vajzat e mia të tjera”, u shpreh Rajad Eshkuntan.
Në Gazë nuk ka shumë hapësirë për fëmijëri të pa shqetësuar. Këto dy motra po kënaqeshin me lodrat që i fituan për festën e Bajramit, por lojën ua ndërpreu zhurma e sirenave. Babi i tyre, bënë incizime dhe i publikon në internet me qëllim që tua tërheq vëmendjen nga sulmet. Disa ditë pasi që e incizoi këtë video, ai humbi jetën në një nga sulmet.
Ky fëmijë ka mbetur pa shtëpi, por mundohet të fsheh lotët dhe të shpëtojë diçka që ka mbetur nga shtëpia.
Këta fëmijë janë të gëzuar për shkak se kanë arritur ta shpëtojnë peshkun nga shtëpia e tyre. Këto momente të lumturisë, ekspertët thonë se mund të jenë trauma afatgjate.
“Nuk e dija çfarë të bëjë, kisha frikë, por jo shumë. Nuk e di çfarë të bëjë, kam vetëm 10 vjet”, tha një banor i Gazës.
Përderisa raketat bombardojnë përreth saj, kjo vajzë e vogël po lutet. Mundohet të bëhet më e zëshme se ata. Mjekët thonë se Suzi do të mjekohet nga lëndimet trupore. Por, për mjekimin e plagëve të padukshme emocionale do të duhet kujdes më i gjatë.
