Sulejmani i AKI-së tregon se si do ta zgjidhë çështjen e ujit në komunën e Zhelinës, Sejdiu nga VLEN thotë se BDI ka qenë pengesë për projektin

TË FUNDIT

Në Debat21, kandidati i AKI-së për Zhelinën, Emir Sulejmani tha se do të sigurojnë mjete nga niveli qendror për të realizuar projektet e ujësjellësit në 15 vendbanime të cilët siç tha, janë pa ujësjellës funksional, ndërsa për dy të tjera, tha se kanë ujësjellësin nga mandati i kryetarit nag radhët e BDI-së

“Plot 15 vendbanime janë pa ujësjellës funksional edhe dy vendbanimet që kanë ujësjellës janë nga mandati paraprak i kryetarit nga radhët tona. Ne premtojmë zgjidhjen e ujësjellësit në të gjitha vendbanimet. Ne e dim që kur është në pyetja çështja siç është uji, edhe institucionet qendrore edhe qeveria janë të vetëdijshëm dhe e dim të gjithë se komuna e Haraçinës shumë shpejt mori afro dy milionë euro ujësjellës. Me projekte konkrete do t’ia dalim që ti bindim institucionet qendrore se komuna e Zhelinës deh ata 15 vendbanime kanë nevojë jetike, kanë çështjen e ujit dhe do t’i sigurojmë mjetet”, tha Emir Sulejmani.

Në anën tjetër, Blerim Sejdiu nga VLEL tha se pengesë për ujësjellësin ishte BDI-ja që siç tha, ka dërguar kërkesë me projektim por janë bllokuar.

“Pengesa ka qenë BDI dhe unë kamë dëshmi. Kam dëshmi se kam dërguar kërkesë me projektim për ujësjellës në komunë të Zhelinës të cilët mi bllokonin. Ua them me plotë bindje dhe përgjegjësi. Edhe ministri i ri Izet Mexhiti dhe tre projektet që i pres katër vite, mi miratoi dhe në pranverën e vitit të ardhshëm nisin me realizim”, tha Blerim Sejdiu.