Suedia po heq dorë nga masat e buta kundër Kovid 19

TË FUNDIT

Me intensifikimin e valës së dytë të koronavirusit në Evropë, suedezët ngadalë po heqin dorë nga masat e buta, lajmëruan mediumet lokale.

Suedia ndaloi tubime të mbi tetë personave, ndërsa kryeministri i Suedisë i porositi qytetarët të mos shkojnë në palestra dhe biblioteka, si dhe të mos organizojnë mbrëmje dhe argëtime.

Të dhënat më të reja tregojnë se Suedia, sipas numrit të banorëve, ka rritje më të madhe të rasteve të reja, të hospitalizimit  dhe shkallës së vdekshmërisë se sa vendet fqinje, kumtoi javën e kaluar “Fajnenshëll tajms”.

Në javët e fundit, në Suedi po rritet numri i rasteve të reja në bazë ditore.

Edhe numri i pacientëve të hospitalizuar është rritur në mënyrë dramatike: në spitale ka mbi 1.000 pacientë me Kovid-19, që është për 60 për qind më shumë se javën e kaluar, kumtoi televizioni shtetëror SVT.

Shkalla e vdekshmërisë nga koronavirusi në vend sot është një nga më të lartat në botë në raport me numrin e banorëve, transmeton “Biznis Insajder”.