Suedia i heq masat kufizuese për më të moshuarit

TË FUNDIT

Qeveria suedeze njoftoi sot se qytetarët më të moshuar të vendit nuk duhet më të izolohen. Ky vendim u mor për shkak të nivelit të ulët të infeksionit me Covid-19 krahasuar me pranverën dhe efektet e dëmshme në rritje të izolimit në shëndetin mendor.

Agjencia suedeze e Shëndetit Publik kumtoi se nuk ka prova në vend për valën e dytë të koronavirusit të ri.

Ministrja suedeze e Shëndetësisë, Lena Hallengren deklaroi se Agjencia e Shëndetit Publik kishte vendosur që të njëjtat rekomandime do të zbatoheshin për të moshuarit dhe njerëzit në grupe të veçanta të rrezikut – për të shmangur mbledhjet e mëdha, për të qëndruar në shtëpi në simptomën e parë të sëmundjes dhe për të mbajtur distancën fizike. Deri më tani, njerëzit mbi moshën 70 vjeç janë këshilluar të shmangin kontaktet fizike dhe transportin publik, të mos shkojnë në dyqane dhe vende të tjera publike.

Megjithëse, numri i njerëzve të sapoinfektuar në Suedi është rritur javët e fundit, ai është akoma shumë më i ulët se numri i banorëve krahasuar me vendet e tjera të Evropës, ku çdo ditë po thyhen rekorde.

Në Suedi gjithsej janë regjistruar rreth 107.000 pacientësh dhe afërsisht 5.900 raste të vdekjes . Dje, 975 raste të reja të Kovid-19 u raportuan dhe shtatë vdiqën, që është numër shumë më i ulët sesa kulmi i pandemisë në pranverë.