Suedia e Kosovare Asllanit e treta në botë

TË FUNDIT

Suedia fitoi ndaj Anglisë me rezultat 2-1

Suedia fitoi ndaj Anglisë me rezultat 2-1
Anglia u mposht nga Suedia në ndeshjen e zhvilluar sot për vendin e tretë në Kampionatin Botëror të Futbollit për Femra.
Suedia fitoi me rezultat 2-1 dhe golin e parë për Suedinë e shënoi vajza me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani.
Njëra nga vajzat kryesore që ka mundësuar arritjen e Suedisë deri në këtë pozitë, është Kosovarja, e cila është shpallur disa herë lojtarja e ndeshjes në Kampionat.
Ndeshja u zhvillua Nicë të Francës dhe ishte e vlefshme për medaljen e bronztë.