Suedia e cila ka shkaktuar polemika për shkak të mos-aplikimit të masave gjatë pandemisë, ka pranuar se nuk sheh shenja të imunitetit të tufës dhe se numri i të sapo infektuarve me koronavirus po rritet.
Anders Tegnel, krijuesi i strategjisë së diskutueshme të Suedisë pa “mbyllje”, ka argumentuar më parë se Suedia do të kalojë më mirë se vendet e tjera në valën e dytë pasi ndërtoi imunitet kolektiv gjatë së parës.
“Çështja e imunitetit të tufës është e vështirë. Për momentin, ne nuk shohim ndonjë shenjë të imunitetit që e ngadalëson valën e dytë”, tha Tengel.
Megjithëse Tegnel nuk shkoi aq larg sa të thotë se është i pazakontë vendimi i Suedisë të shmangë karantinën dhe të na këshillojë të mbajmë maska në fytyrë. Kryeministri Stefan Lofven ka një qasje dukshëm ndryshe në javët e fundit. Ai vendosi kufizime në shitjet e alkoolit, vizitat në shtëpi dhe tubimet publike, duke paralajmëruar se kufizimet e udhëtimeve mund të jenë hapi i ardhshëm.
Rregullat në Suedi janë akoma relativisht të lira në krahasim me vendet e tjera evropiane, por ato janë një ndryshim i rëndësishëm i politikave të mëparshme që supozonin se njerëzit do të zgjedhin vullnetarisht të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë distancë.
Suedia kumtoi për një numër rekord të njerëzve të sapo infektuar me koronavirus këtë muaj, duke treguar se vendi nuk arriti ta shmangte valën e dytë të epidemisë që e goditi pjesën më të madhe të Evropës.
Në maj, Tegnel parashikoi që numri i rasteve në vend “ndoshta do të jetë mjaft i vogël” kur vala e dytë të mbërrijë në vjeshtë, pasi shumica e popullsisë do të infektohet tashmë me virusin dhe do të bëhet imune. Që nga ajo kohë, janë shfaqur më shumë prova që sugjerojnë se njerëzit që janë rikuperuar nga koronavirusi mund të sëmuren përsëri dhe se në disa raste imuniteti mund të jetë jetëshkurtër.
