Subvencionet IPARD, ndihmesë e madhe për bujqit/ Më shumë janë të interesuar për makineri moderne bujqësore

TË FUNDIT

Aleksandar Kërstevski është bujk nga rrethina e Shkupit. Kultivon kultura të ndryshme, mes të cilave edhe karota. Kur vjen koha e nxjerrjes së tyre nga toka, punën ia lehtëson shumë kjo makineri që e ka blerë me ndihmën e subvencioneve IPARD të Bashkimit Europian.

“Ne në ditë, me duar, me angazhim të njerëzve kemi nxjerrë më së shumti rreth 2-3 ton, ndërsa me këtë mund të nxirren 20 ton.”- thotë Aleksandar Kërstevski, bujk.

 

 

Makineria për nxjerrjen e karotave nuk është e vetmja që kompania e tij e ka blerë duke u mbështetur në subvencionet IPARD. Me subvencione e ka blerë edhe këtë ngarkuese të pemëve dhe këtë plug modern. Gjysma e shumës është me mjete kthyese, gjë që është ndihmesë e madhe për bujqit.

 

 “50% më lirë, kjo është shumë për një kompani ose bujk në zhvillim e sipër, kjo ka domethënie të madhe për të. Llogariteni, nëse ka planifikuar ta blejë një makineri, në shpalljen e ardhshme mund të blejë një makineri tjetër, kështu që shkojmë përpara.”- pohon Aleksandar Kërstevski, bujk.

 

IPARD është instrument i BE-së për asistencë pra për zhvillimin rural të vendeve kandidate. Drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Nikica Baçovski, tregon se interesi më i madh i bujqve për këto fonde është për blerjen e makinerisë bujqësore, sistemeve për ujitje, pajisje për fermat si dhe për bletarinë.

 

Nga 2360 marrëveshje të lidhura, mbi 1000 me siguri janë në pjesën e mekanizimit bujqësor, para së gjithash për shkak se në atë masë si shfrytëzues mund të paraqiten edhe persona fizik. Në masën ku mbështesim përpunim të prodhimeve bujqësore paraqiten vetëm persona juridik sepse janë kapacitete përpunuese që aplikojnë në masë më të vogël por investimet e tyre në fund të ditës janë më të mëdha në shumën totale që e ndajmë.”- deklaroi Nikica Baçovski, drejtor i APFBZHR.

 

 

Vite më parë kjo lloj mbështetje shfrytëzohej pak nga vendi ynë, por tani Maqedonia është lider në Ballkan për shfrytëzimin e këtij fondi. Buxheti total prej 60 milionë euro është shfrytëzuar tërësisht, tregon Baçovski, duke zbuluar edhe planin për IPARD 3.

 

Puna shkon mirë për shfrytëzimin e mjeteve të IPARD 2, mjetet janë shfrytëzuar tërësisht. Në periudhën e ardhshme në IPARD 3 do të kemi buxhet edhe më të madh, nga 60 milionë mjete europiane shkojmë në 97 milionë euro që këtë vit do të vihen në dispozicion përmes shpalljes së thirrjeve publike për programin IPARD 3.”- tha Nikica Baçovski, drejtor i APFBZHR.

 

E bujqit tashmë e kanë të qartë se pa modernizim nuk mund të synohet tregu europian.

 

Tash po e presim edhe shpalljen e re për IPARD. Kemi në plan të investojmë në makineri që janë për paketim, për larje dhe kështu, patjetër ta ndjekim tregun europian nëse duam të dalim në të, sepse nuk mundemi të dalim me paketime të para 10-15 viteve.”- tha Aleksandar Kërstevski, bujk.