Subvencione për prodhuesit e duhanit, në Prilep, Kumanovë dhe Tetovë filloi zbatimi i masave të reja

Must Read

Dy punëtorë të Inspektoratit të Arsimit pozitiv me Kovid-19

Dy punëtorë të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, mëson TV21 nga burime të...

Mickoski pranon se ishte brenda në lokal: S’isha i njoftuar mirë me protokollin

Është qartësuar dilema se cili lider i partisë politike ka qenë në lokalin në të cilin për...

Tramp: Kisha nderin që pushova nga detyra Matisin

Presidenti amerikan Donald Tramp, sot deklaroi se ai ishte i nderuar që...

Duke mbajtur distancë mes vetes dhe me maska, prodhuesit e duhanit nga Prilepi filluan të marrin subvencionet për duhanin e dorëzuar. Pothuajse nuk kishte person që nuk e respektonte vendimin që sot hyri në fuqi.

Mbajtja e maskave dhe dorezave çdo ditë, qytetarëve u kushton rreth 50 euro nw muaj, por të anketuarit thanë që masat patjetër të respektohen dhe të dënohen ata që nuk i respektojnë.

Anketë me qytetarët e Prilepit:

Kuptohet se duhet dhe patjetër të ketë dënime, nuk duhet falur.

Duhet të ketë masa të tilla për shkak se ky popull nuk respekton asgjë. Së pari vërejtje, pastaj dënim.

Duhet të respektohen masat dhe duhet të ketë dënime të tilla rigoroze.

Të mos jenë tani aq rigoroze dënimet, nuk mundet tani të dënosh dikë i cili gjatë gjithë kohës shpejton

diku. Jeta është e tillë, do të harrosh, ja unë e harrova maskën në veturë.

Duhani është burimi më i madh i të ardhurave për pjesën më të madhe të qytetarëve të Prilepit. Thonë se e kanë patjetër  të mbjellin që të sigurojnë ekzistencë.

Anketë me qytetarët e Prilepit:

Përsëri njëjtë, patjetër të mbjellim, vitin e kaluar 26 akra, edhe këtë vit njëjtë.

Duhet të mbjellim rreth 18 akra, edhe vitin e kaluar kemi mbjellë aq edhe këtë vit përsëri.

Pra, do vazhdojmë të mbjellim, nuk kemi tjetër punë.

Përndryshe pas vendimit të Qeverisë, Komuna e Prilepit ndau 15000 maska mbrojtëse falas.

Në rrugët e Prilepit, Kumanovës dhe Tetovës ka  kontrolle të përforcuara dhe polici, që kontrollojnë a i respektojnë qytetarët masat. Nëpunësit policorë mund të ju fotografojë se nuk mbani pajisje mbrojtëse dhe më pas t’ju shkruaj dënim.

- Advertisement -

Latest News

Mickoski pranon se ishte brenda në lokal: S’isha i njoftuar mirë me protokollin

Është qartësuar dilema se cili lider i partisë politike ka qenë në lokalin në të cilin për më shumë se dy orë...

Tramp: Kisha nderin që pushova nga detyra Matisin

Presidenti amerikan Donald Tramp, sot deklaroi se ai ishte i nderuar që në vitin 2018 e pushoi...

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë...

Inspektorët pengohen të inspektojnë në një lokal, brenda ka qëndruar një lider partie

Inspektorati  shtetëror  i tregut gjatë kësaj mbrëmje është penguar të futet në një kafene për të inspektuar, ndërsa më pas është...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -