Studiuesja: Monarkia britanike, në gjeneratat e fundit, nuk zgjat më shumë se Princ William

TË FUNDIT

Familja mbretërore britanike është në “fundin e lojës së saj” dhe nuk do të zgjasë më shumë se mbretërimi i Princit William, ka thënë sot një autore e njohur britanike.

“Loja është drejt fundit. Nuk e di se edhe sa mund të zgjasë ky institucion,” tha ‘Dama’ Hilary Mantel, për të përditshmen  Telegraph.

“Nuk jam e sigurt se mund të zgjasë më shumë se epoka e princit William. Besoj se kjo do të jetë epoka e tyre e fundit e rëndësishme,” parashikonte autorja e librit “Wolf Hall” (Salla e Ujkut), e cila ka marrë titullin e Perandorisë Britanike në 2006, dhe më pas është bërë “Damë” nga Princi Charles në 2014.

Mantel shtonte se beson se Mbretëresha Elizabeth II ishte tashmë “i vetmi person që beson vërtet te monarkia.”

“Do të dëshiroja që mbretëresha të kishte pasur mundësinë të hiqte dorë nga froni … por e kuptoj që ajo e konsideron si një detyrë të shenjtë, nga e cila nuk mund të tërhiqesh, kurse pjesa tjetër prej nesh e konsideron si një punë, nga e cila mund të tërhiqesh kur deshiron,” thotë autorja.

“Ajo beson se nuk mund të ndalojë së qeni monarke — prej atyre premtimeve që i ka bërë Zotit.”

“Besoj se ngjan si ‘cliché’ kur e thua, por posti i saj është një detyrë shumë e vetmuar. Ka një konflikt, sepse shumica e botës e konsideron familjen mbretërore si një biznes ‘show-biz. Por besoj se kjo nuk ngjan fare me atë sesi e sheh vete mbretëresha”.

Monarkia është kthyer në një institucion “vetë-lëndues”, shton Mantel e cila është e vetmja grua që ka fituar dy herë çmimin letrar ‘Booker Prize’, që jepet për romanin më të mirë në Britani.

“Asnjë familje tjetër nuk do të mund të nxirrte në paradë para kamerave një grua të moshuar, së fundmi të ve, dhe pa asnjë opsion tjetër për të zgjedhur”, thotë ajo për imazhet e Mbretëreshës së ulur vetëm në funeralin e Princit Philip.

“Ata e marrin si të mirëqenë se mbretëresha do të shfaqet gjithmonë e buzëqeshur, edhe në shkallët e spitalit pasi ka lindur, pasi nuk ka interes të vërtetë publik te ajo si person”, thotë shkrimtarja.

Mantel refuzonte të komentonte mbi intervistën bombastike të Princ Harry e Meghan Markle dhe akuzat e tyre ndaj familjes mbretërore.

“Unë nuk i gjykoj ata. Dhe ne nuk besoj se do të dimë ndonjeherë çfarë ka ndodhur vërtet, kështu që i uruj atyre më të mirën”, perfundon ajo./TCH

Dame Hilary Mantel parashikon se mbreteroret nuk do te zgjasin pertej mbreterimit te Princ William
Princi Harry ecën me të vëllanë e tij Princ William, gjatë martesës së tij më 19 maj 2018, në Windsor
Princi William, Kate Middleton, dhe femijet Princi Louis, Princi George, e Princeshe Charlotte ne paraden e ditelindjes se mbretereshes me 8 qershor 2019
Princi Harry e Prince William ne pervjetorin e forcave ajrore ne ballkonin e pallatit mbreteror Buckingham me 10 korrik 2018, ne Londer
Mantel shtonte se beson se Mbretëresha Elizabeth II ishte tashmë “i vetmi person që beson vërtet te monarkia.”

TË NGJAJSHME