Analisti politik, Albert Musliu i cili për momentin është mysafir në “Studio e Hapur”, në Tv21 i cili i kushtohet Ratifikimit të Protokollit për anëtarësim në NATO, thotë se kjo është ditë historike dhe se këtë ditë po e presin me vite e vite.
Musliu tha se kanë kaluar gjenerata e gjenerata duke e pritur këtë ditë. Sipas tij me kalimin e kohës edhe gjeneratat e reja do të kuptojnë se ç’ ditë e rëndësishme ishte sot.
Ndryshe, për ratifikimin e marrëveshjes ka folur edhe kreu i LSDM-së i cili kërkoj që të gjithë 120 deputetët të votojnë pro miratimit për të ndërtuar të ardhmen.
