Studimi: Drakula i vërtetë mund të ketë qenë vegan, ushqehej në bazë bimore

TË FUNDIT

Asgjë nuk të kujton një vampir gjakatar më shumë se emri Drakula. Pavarësisht kësaj, njeriu që frymëzoi kontin më të pangopur në botë, sipas ekspertëve, mund të ketë qenë vegan.

Besohet se personazhi imagjinar i Bram Stoker u frymëzua nga një guvernator rumun i shekullit të 15-të i quajtur Vlad the Impaler.

Princi mesjetar varte dhe vriste në shtyllat e drurit armiqtë dhe ishte tri herë sundimtari i Vllahisë midis viteve 1448 dhe deri në vdekjen e tij rreth vitit 1477.

Ai ishte dhe frymëzimi për vampirin e famshëm të autorit irlandez Bram Stoker në romanin e tij të vitit 1897 “Drakula”.

Tani, 500 vjet më vonë, analiza shkencore e disa prej letrave të tij të shkruara me dorë sugjeron se Vlad mund të ketë ngrënë vetëm ushqime me bazë bimore.

Ekipi nxori gjak, djersë, gjurmë gishtash dhe pështymë nga një letër në maj të këtij viti, saktësisht 125 vjet që kur u botua Drakula e Stokerit. Nga këto të dhëna dallohet mungesa e proteinave ushqimore shtazore.

Letra është e datës 4 gusht 1475 dhe u shkrua banorëve të Sibiut nga një burrë që e përshkruan veten në tekst si “princi i rajoneve transalpine”.

Ai njoftoi banorët e qytetit se së shpejti do të jetonte në fshatin e tyre.

Në fund, ai nënshkroi emrin e tij: Vlad Dracula.