Dy prej studentëve të nismës që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhës shqipe, Mvelan Ademi dhe Çlirim Iseni, kanë zhvilluar një takim në Bruksel me eurodeputetët Kathleen Van Brempt dhe Thijs Reuten, si dhe me këshilltarët për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Joeri Maas dhe Ine Goris.
Në një njoftim në Facebook, Ademi shkruan se në takim është diskutuar për, siç tha ai, moszbatimin e ligjit dhe të drejtave kushtetuese që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, si dhe për mungesën e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
Ai theksoi se është kërkuar që këto çështje të ngrihen në Parlamentin Evropian dhe në institucionet e Bashkimit Evropian, me qëllim adresimin e shkeljeve dhe vonesave në zbatimin e detyrimeve kushtetuese. Ademi ka theksuar gjithashtu se pozita e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duhet të trajtohet me prioritet, duke respektuar rolin e tyre si popull shtetformues dhe faktor të rëndësishëm në zhvillimin e shtetit.
