Forumi për Ndryshime në Arsim ka propozuar lehtësim të pagesës për transport publik për studentët të cilët udhëtojnë në qytete të ndryshme. Sugjerojnë dy opsione sipas modelit slloven.
Kryetari i Kuvendit Studentor të USHKM-së tha se do të protestojnë nëse nga viti i ardhshëm nuk do të vlejnë kartelat e autobusit që studentët i shfrytëzojnë brenda Shkupit për të udhëtuar me autobusët urabnë.
Zëvendësministri i Arsimit Lulzim Aliu tha se ligji i ri për arsim të mesëm parasheh zgjidhje edhe për transportin.
Përndryshe para 3 muajve, e pyetur nëse MASh do t’ia paguajë borxhin NQP-Shkup për transportin falas të studentëve në shumë prej 8 milionë euro, ministrja Vesna Janevska tha se faturat kanë arritur, por nuk ka bazë ligjore mbi të cilën Ministria do të paguante sepse nuk ka marrëveshje dhe as vendim qeveritar.
