Studentët në të gjithë Shqipërinë rikthehen në rrugë për të protestuar.
Studentët janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit Rinis dhe Sportit për të shfaqur pakënaqësinë e tyre për mos plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.
Studentët kërkojnë që të rrezohet ligji për arsimin e lartë, protestojnë sot për një arsim cilësor si dhe rankim të programeve sipas modeleve më të mira bashkëkohore. Njëra nga kërkesat e studentëve është edhe rrita e pagave të pedagogëve si dhe kërkojnë një autonomi më të madhe të institucioneve të arsimit të lartë.
Këto janë 5 pikat e studentëve që kërkojnë të plotësohen nga qeveria.
1-Rëzimi i ligjit të arsimit të lart
2-Arsim cilësor për të gjithë të rinjtë duke mundësuar mbështetje financiare për të dyja ciklet e studimit
3-Rankimi i programeve sipas modeleve më të mira bashkohore
4-Rritja e peshës së përfaqësimit në IAL
5-Autonomi reale e IAL-ve dhe jo e diktuar nga bordet qeveritare.
Në fillim të protestës disa protestues me gur e gjësende të forta gjuanin drejt Ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sportit ku edhe kanë thyer dritaret e kësaj ministrie. Por deri në këto momente protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore. Nga Ministria e Arisimit Rinisë dhe Sportit, studentët janë drejtuar ne drejtim të fakultetit të Shkencave të Natyrës./TV21




