Studentët e Fakultetit të Arteve në Universitetit të Tetovës protestuan sot duke marshuar nga Biblioteka e qytetit deri tek Universiteti. Kërkojnë dorëheqjen e profesoreshës së Besiana Mehmedi, të cilën e akuzojnë se fyen dhe bullizon studentët.
“Kjo protestë le të jetë një mesazh për të gjithë studentet e këtij Universiteti se çdo profesor që kërcënon dhe shantazhon, duhet të denoncohet edhe jo të heshtet. Shoh qe kemi edhe organizatat civile që kanë ardhur në mbështetje, UT-ja është një vatër e dijes e ngritur me gjakun e popullit edhe nuk do të lejojnë që dikush ta nëpërkëmbë gjithë atë mund e sakrificë”, thotë Ardi Lena, student.
Në përkrahje të studentëve dolën edhe shoqata jo qeveritar edhe ish-studentë.
“Konsiderojmë se vendimi “vërejtje me shkrim” i dekanit të fakultetit të arteve është skandaloz, andaj pyesim edhe dekanatin e Fakultetit të Arteve se cili ligj apo statut në botë sanksionon kërcënimet dhe dhunën psikike me shkrim që të parandalohen raste të këtilla duhet të merren masa imediate, universitet pa student nuk ka studentet janë kryefjala e universiteteve, andaj hapni dyert dhe mos sillni njerëz me fytyra kërcënuese siç janë ata në prapaskenë”, thotë Blendi Hodai, protestues.
Ish-studentja Elita Ziberi pohon se edhe ajo ka qenë pre e presioneve.
“Desh t’i them profesoreshën që ka nxjerr një deklaratë se unë kam vizatur lule po unë i kam vizatuar lule, i ka vizatur se çdo herë ka dalë prej fjale se çka do të na pyes në provim dhe u detyrova që t’i vizatoj në shenjë respekti dhe unë sot jam e diplomuar etnomuzikologe dhe desha ta pyes kush më diplomoi mua, ju apo erdh dikush tjetër nga fakulteti dhe ma dha atë provim?!”, tregon Ziberi, ish studente.
Profesoresha Besiana Memedi, deri më tani nuk u është përgjigjur mesazheve të TV21, por reagimet rreth vendimit të dekanatit si dhe pas audio-incizimit që u publikua mbrëmë ku dëgjohet konfrontimi me studentin Lena, Memedi i ka komentuar në një status në Facebook.
“Kur të sulmojnë duro – qëndro ashtu sikur kur të thurin lavde! Pavarësisht që je vajzë, grua, do jesh nënë ndaj teje do hidhen aq gurë sa do të dhurohen edhe lule! Kjo është kostoja e jetës publike në Ballkan ku montazha dhe shantazha janë ushqim i përditshëm!”, shkroi mes tjerash Mehmedi.
Studentet paralajmëruan se protestën e tyre do ta vazhdojnë edhe javën e ardhshme, ndërsa ta bojkotojnë edhe mësimin me kërkesën për shkarkimin e profesoreshës Mehmedi. Universiteti i Tetovës ka sjellë vendim se studentët mund të përzgjedhin nëse duan t’u ligjërojë profesoresha Besiana Mehmedi ose Bajram Çupi.
