Struga pa ujë për pije, banorët ankohen, Merko premton se problemi do të zgjidhet

TË FUNDIT

Liqe kanë, por jo edhe ujë të pijshëm.

Banorët e Strugës me përballen me mungesën e ujit.

Institucionet përkatëse thonë se kjo ndodhë për shkak tërrjetit të vjetër të ujësjellësit.

Drejtori i ndërmarrjes komunale Aqua Dashmir Nasufi tha se ka pas disa defekte ku janë ndërruar ventilet dhe janë vendosur ventile të ri. Ai tha se po bëjnë plane dhe projekte por nuk anë mjete për ta ndërruar të gjithë rrjetin që nga fillimi.

“Ne kemi rregulluar në ndërkohë që nuk kishte ujë, përveç ventilit kryesorë në rrugën e Mislleshovës kemi ndërruar kemi ndërruar edhe dy ventile të tjerë që janë pothuajse më shumë se 10 vjet defekt në  Strugë dhe ka rrjedhur uji mbi rrugë edhe ata dy defekte të mëdha i riparuam dhe vazhdojmë të ndërrojmë të gjithë ventilet që janë të vjetër me qëllim që ti japim pak a shumë një formë këtij rrjeti të amortizuar”, Dashmir Nasufi nga Ndërmarrja “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

TV21 vizitoi lagjen Mislleshov. Banorët e kësaj lagje thonë se problemi nuk është vetëm i ditëve të fundit por se kjo ndodh shpesh sidomos gjatë sezonit të verës. Banorët thonë se ujin për pije e blejnë, ose mbushin nëpër fshatra.

“E ndalën tek ne ujin pa paraqit asgjë hiç, makina ishte plot me tesha për të la, u ndal uji u ndal edhe makina, po mos e ndalësh do digjet, bojleri i lëshuar s’ka ujë edhe ai nuk punon”, ankohet një banor.

“Kemi vite më përpara, mundet 10, 15 vite sepse kjo lagje këtu ishte shumë e vogël në atë kohë atëherë kishte por tani lagjja u rrit dhe ujë nuk kemi aspak”, ankohet banori.

“Nipi jeton në katin lartë, ujë nuk ka as të lahet, nuk ka unë pres nga 5 minuta por nuk ka, vjen pak si liratë (ngjitje)00:51 Gjatë verës nuk ka aspak, e marrim nga këtu dhe ashtu punojmë por ai nuk është për pije, ne bimë nga fshati për pije”, ankohet një banor tjetër.

Kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko tha se tanimë kanë një projekt në dorë për rregullimin e këtij problem të kamotshëm.

“Ne kemi projekt që e tërë sasia 600 deri 800 litra në sekondë që do të kaloj për hidrocentralet, e njëjta sasi të vijë mbi fshatrat e Strugës këtu në Tatesh të Poshtëm dhe të Epërm dhe të ketë ujë edhe për 200 mijë banorë, nuk i ndahemi këtij projekti “, premton Merko.

Një pjese e Strugës por edhe disa fshatra përreth kanë problem me furnizimin e ujit prej vitesh, ndërsa situata rëndohet më shumë gjatë sezonit të verës, kur qyteti vërshohet nga turistët.