Struga e Resnja heqin restrikcionet për ndriçimin, do t’i vazhdojnë pas festave të fundvitit

TË FUNDIT

Tarifa komunale për ndriçimin publik në Strugë nuk do të hiqet e as nuk do të ulen, ndërsa kufizimet do të mbeten në fuqi edhe vitin e ardhshëm, thotë kryetari i Strugës Ramiz Merkos, i cili këtë lëvizje e shpjegon me krizën energjetike. Shprehet se pushteti vendor nuk është në gjendje të mbulojë faturat milionëshe të ndriçimit publik, andaj duhet të kursejë. U bëri thirrje qytetarëve që të jenë më të vetëdijshëm.

 “Nuk mund të shfuqizohet, ne jemi në krye, të paktën aq sa mbledhim mjete nga ndriçimi rrugor, si dhe për t’i shërbyer qytetarëve. Vetëm për muajin korrik kemi pasur 2 milionë denarë të paguar për ndriçim rrugor, për gusht 6 milionë denarë, për shtator 10 milionë denarë nuk po mundemi t’i mbulojmë”, tha Ramiz Merko, kryetar i komunës së Strugës.

Edhe Komuna e Resnjës gjatë festave do ta ndërpresë restrikcionin, ndërsa qytetin e ka zbukuruar për fundvit. Kryetari i kësaj Komune e pranon se kanë vështirësi, megjithatë thotë se nuk mund t’ua mohojë qytetarëve të drejtën për të festuar.

 “Më të prekur në këtë moment janë Ndërmarrja Publike ujësjellësi dhe kanalizimi ku trajtimi nuk është që ndërmarrjet publike të kenë shumë përfitime por të jenë të përmbajtur që tu ofrojmë shërbim qytetarëve, për fat të keq në tre muajt e kaluar ja t’ju them një fatura e rrymës është 500 mijë denarë, ka kaluar në 3 milionë e gjysmë denarë”, pohoi Jovan Tozievski, kryetar i komunës së Resnjës.

Ndriçim publik fillon nga ora 16:00 deri në 23:00, e më pas rrugët janë në errësirë. Duke filluar nga nesër, 26 dhjetor e deri më 8 janar nuk do të ketë kufizime për shkak të festave, megjithatë do të ndriçohet vetëm qendra e qytetit dhe fshatrat.