Struga dhe Ohri të kënaqur me numrin e turistëve

TË FUNDIT

Hotelierët në Strugë dhe Ohër të kënaqur nga sezoni verorë. Ata thonë se ky vit ka qenë edhe më i mirë se viti i kaluar 2023 dhe e cilësojnë si viti me më shumë turistë në vitet e fundit edhe pse sezoni ende nuk ka përfunduar. Mbi 90% të akomodimeve në këto dy qytete turistike kanë qenë të mbushura.

“Kemi pasur sezon të mirë, pritshmëritë u plotësuan, numri i fjetjeve në Ohër dhe Strugë kaloi mbi 90%, sepse këtë verë edhe sezoni filloi më herët filloi prej në fillim të qershorit dhe deri më 15 qershor plazhet vetëm se u mbushën dhe kjo do të zgjasë deri më 1 shtator kur të fillojnë edhe fëmijët në shkollë”, tha Këste Bllazheski. – kryetar i “HOTAM”.

Ky vit si duket e tejkaloi edhe vitin e kaluar me turistë sepse edhe sezoni këtë vit filloi më herët për shkak të kushteve të mira klimatike.

“Më mirë se vitin e kaluar ishte gjithsesi dhe po kalohet përqindja ende nuk e dimë sigurt. Do ta shohim në fund të shtatorit por sipas pritshmërisë kishim pritshmëri për sezon më të mirë nga e kaluara dhe mendojmë se u realizua”, shtoi kryetari i HOTAM, Këste Bllazheski.

Edhe problemi me mungesën e kuadrit u mbulua disi thotë Bllazheski, i cili kujton se nga jashtë duhej te vinin afro 1000 punëtorë, por erdhën vetëm 150 deri në 200. Pjesa tjetër u mbulua me punëtor vendas sidomos të rijnë nga shkollat e mesme.

“Kishim problem me të cilin po ballafaqohemi tanimë 10 vitet e fundit me mungesë punëtorësh, kishte një pjesë që erdhën nga shtet e perëndimit nuk ishte aq I madh sa u përfol në fillim, priteshin diku te 1000 punëtorë por në të dy qytet ka rreth 150 deri në 200 punëtor të ardhur nga perëndimi, ishin ndihmë për ne kur kishte më shumë turistë, por ka interes të madh nga të rinjtë dhe fëmijët”, u shpreh Këste Bllazheski – kryetar i HOTAM.

Kujtojmë se vitin e kaluar më shumë se 200 000 turistë të huaj vizituan Ohrin dhe Strugën që nga fillimi i sezonit turistik bazuar në të dhënat e Asociacionit të Hoteleve të Maqedonisë. Në fund të shtatorit pritet të publikohen edhe të dhënat e këtij viti.