Drejtor i Spitalit të Kumanovës, Sasho Stoshevski tha se pulmologu Zekirja Shaini nga të shtënat me armë mori katër plagë, por që është jashtë rrezikut për jetë, përcjell TV21.
“Në ora 14 erdhi personi me iniciale Z.SH., me katër plagë nga arma e zjarrit në pjesën e parakrahut të majtë dhe gjurin të djathtë. Pas ndërmarrjes së masave te ne, të gjitha protokolleve për mjekim, është konstatuar se personi është jashtë rrezikut për jetë, megjithatë për shkak të plagëve që i ka, është dërguar në Klinikën e Traumatologjisë në Shkup, por sërish, jashtë rrezikut për jetë”, tha Stoshevski për TV21.