“Stopanska banka” do të bëhet me shtëpi të re. Sot u prezantua projekti dhe punët ndërtimore për ndërtimin e objektit të ri në Shkup. Kryeshefi ekzekutiv dhe kryetar i bordit të drejtorëve, gjatë prezantimit tha se do të jetë një objekt modern dhe një fillim i ri që simbolizon të ardhmen e bankës.
“Sot është ditë e rëndësishme përfundimisht kemi filluar konstruktimin e shtëpisë sonë të re, një shtëpi moderne, i konstruktuar në bazë të standardeve dhe specifikat më të larta, sa i përket funksionalitetit dhe sigurisë.”- Diomidis Nikoletopoulos, Kryeshefi Ekzekutiv dhe Kryetar i Bordit të Drejtorëve.