Stoltenberg për situatën në Ukrainë: Kam frikë…

TË FUNDIT

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar ndaj dëshmive të vrasjeve masive të civilëve nga forcat ruse në Bucha, pranë kryeqytetit ukrainas Kiev.

“Kam frikë se do të shohim më shumë mizori”, ka thënë ai, përcjell rtv21.tv

Stoltenberg ka thënë gjithashtu se do të mirëpriste Finlandën dhe Suedinë në aleancën e NATO-s nëse vendosin të bashkohen, por çdo lëvizje e tillë varet nga të dy kombet.

“Nëse ata aplikojnë, unë pres që 30 aleatë do t’i mirëpresin”, ka thënë sekretari.

BBC ka publikuar vendet e Evropës Lindore që janë bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s që nga viti 1997./21Media