Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, në një takim me kryeministrin e vendit Zoran Zaev përgëzoi Maqedoninë e Veriut për arritjen e marrëveshjes me Greqinë me këmbëngulje të paprecedent arritën të bëjnë historinë duke zgjidhur një mosmarrëveshje disa dekadash për çështjen e emrit.
Shefi i NATO-s, theksoi se të dyja vendet me këtë marrëveshje treguan se e pamundura mund të bëhet realitet dhe se mosmarrëveshjet mes fqinjëve të marrin fund. Stoltenberg tha se kjo marrëveshje do të sjell ditë më të mira për Maqedoninë e Veriut duke bërë më të sigurt Aleancën dhe Maqedoninë e Veriut.

