Stoltenberg largohet nga NATO, për t’u bërë guvernator në Bankën qendrore norvegjeze

TË FUNDIT

Jone Stoltenberg do të tërhiqet nga funksioni i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s dhe do të shkoj në krye të Bankës qendrore norvegjeze, kumtoi sot Ministria norvegjeze e Financave, transmetoi DPA.

Stoltenberg është sekretar i përgjithshëm i NATO-s nga viti 2014, ndërsa mandati i tij zgjat deri në muajin shtator. Paraprakisht Stoltenberg ishte kryeministër norvegjez nga viti 2005 deri në 2013.

Për funksionin e tij si guvernator të Bankës Qendrore ka pasur mjaft polemika në Norvegji, për shkak të miqësisë së tij të afërt me kryeministrin aktual norvegjez Jonas Gar Stohre, thonë nga DPA.

Ndryshe Volden Baçe përkohësisht do të qëndrojë në krye të bankës, derisa Stoltenberg  nuk ndërmerr funksionin, me siguri në fillim të dhjetorit.