Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas situatës së krijuar në veri të Kosovës për shkak të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë. Ai thotë se të gjitha palët të ruajnë qetësinë
“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg në “Twitter.
