Marrëveshja e Prespës është realitet të cilin na e imponoi Zoran Zaevi, por ne nuk do të lejojmë që pasioni për Maqedoninë të shuhet asnjëherë, deklaroi sot zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.
“Koha tregoi se gjithçka që paralajmëronim u realizua, plasariti betoni për identitetin e garantuar dhe të rrejshëm nga Zoran Zaevi, ekonomikisht aspak nuk është mirë, përkundrazi është më keq me këtë pushtet zhvatës. E ardhmja evropiane pikërisht për shkak të këtij pushteti zhvatës është gjithnjë e më larg, sa i përket Marrëveshjes së Prespës ky është realitet të cilin Zoran Zaevi na e imponoi, por ne nuk do të lejojmë që pasioni për Maqedoninë të shuhet ndonjëherë”, deklaroi Stoillkovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së sotme për media./MIA
