Stoillkovski: Aktrimi “shtetësi” mbrapa është akt i turpshëm, nuk mund të amnistohen nga ngjarjet në Shkup dhe Tetovë

TË FUNDIT

Sipas VMRO-DPMNE-së gjatë kohës së vizitës së Kurtit në Maqedoni dhe reagimet e Kovaçevskit dhe Pendarovskit, me aktrimin “shtetësi” mbrapa, është akti i turpshëm.

 

“Kovaçevski dhe ekspozitura e BDI-së, LSD, nuk mund të amnistohen nga ndodhitë në Shkup dhe Tetovë. Çdoherë kur në pah dalin tradhtitë dhe rëniet e LSD-së, që e shtyjnë Maqedoninë, nxirren me terminologjinë, “vizitë private”. Për rikujtim “vizitë private” ishte edhe Jotova dhe gjithë krerët shtetërorë në Manastir për hapjen e klubin bullgar. U fshehën edhe LSD edhe Bujari. E njëjta ndodh edhe tani. Dallimi është në atë që aktrimi “shtetësi” mbrapa është akt i turpshëm.”- deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.