Produksioni “Avalon” edhe një herë e sjell Stingun në Shkup. Më 2 qershor të këtij viti me shou historik në Arenën “Todor Proevski” do të performojë Stingu në kuadër të turneut së tij “Këngët e mia” (My songs). Sting është një nga yjet-rock më të mëdhenj në botë. Nga Avalon thonë se ai do të ofrojë një shou dinamik dhe të jashtëzakonshëm, duke u përqendruar në këngët e tij më të mira nga epoka e The Police dhe karriera-solo. Ndërkaq sipas organizatorëve numri i vizitorëve pritet të jetë nga 25 deri në 30 mijë. Mysafirë special në koncertin e “Sting” do të jetë Vllatko Stefanovski me trion e tij. Biletat për koncertin shiten nëpërmjet rrjetit shitës të Avalon, online dhe nëpër tërë rajonin.
“Ashtu siç është e mundur me këtë tip të artistëve, dua të sqaroj një punë. Ky nuk është koncert që do të mbledh 60 – 70 mijë vizitorë. Realisht pritjet janë 20 – 30 mijë vizitorë.Rokenrolli është muzikë e zgjedhur nuk është deri në atë shkallë, populistike. Kjo është një vizitë reale për Maqedoninë dhe rajonin. Shpresoj të jemi të befasuar për të mirë”, tha Boban Milloshevski, nga produksioni “Avalon”.
