–Kjo nuk është vetëm përgjegjësi e një partie, të gjithë duhet të merremi me këtë çështje, kështu e komentoi presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në Shkup mundësinë për ndryshime ligjore që do të thjeshtësonin mundësinë për marrjen e shtetësisë Gjermane, përcjell TV21. Presidenti gjerman tha se kjo mund të jetë një nga zgjidhjet për mbushjen e mungesës së fuqisë punëtore në Gjermani.
“Për propozimet për ndryshim të së drejtës për marrje të shtetësisë gjermane, do të them se kjo është çështje që për momentin po flitet në mediume, edhe nuk kemi pasur debat të mjaftueshëm në shoqëri rreth kësaj se si do të mbulohet mungesa e fuqisë punëtore në Gjermani, se si do të përballemi me ndryshimet demografike në Gjermani. E drejta e marrjes së shtetësisë është një ndër mundësitë për zgjidhje”, tha Frank-Walter Steinmeier në Shkup./tv21.tv