23 vite pas përfundimit të luftës së vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, të vetmin përfitim që e kanë pasur ish-ushtarët e UÇK-së është se nga ushtarë të lirisë janë shndërruar në ushtarë partiakë, thotë kryetari i OVL-UÇK-së Besim Hoda, duke shtuar se pjesa më e madhe e ushtarëve janë tërhequr shkaku i vrasjes së ëndrrës nga vetë politikanët shqiptarë.
Për Hodën përfitimet e vetme që kanë marr ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe fëmijët e dëshmorëve, ka qenë studimi në UT edhe UEJL përmes ligjit të “Branitellave”.
Çështja e statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së flitet me vite të tëra, por asnjëherë deri më tani nuk është arritur deri te ndonjë zgjidhje ligjore për statusin e tyre.
