Çdo qytetarë që dëshiron të jetë pjesë e masës për kthim të TVSH-së, do të duhet paraprakisht të regjistrohet në sistemin elektronik të Drejtorisë për të Ardhura Publike për tatim personale. Pas regjistrimit, duhet ta zbrisni në celularë aplikacionin MOJ DDV, e më pas të kyçeni me emër përdorues dhe fjalëkalim që i keni përdorur gjatë regjistrimit në sistemin e-tatim personal (e-personalen danok). Do të merrni kod, të cilin do ta përdorni sa herë që do të hapni aplikacion. Për çdo denarë të harxhuar duhet të kërkohet llogari fiskale nga shitësi, e më pas ta skenoni bar kodin me aplikacionin e celularit. Nga ai moment obligimet e mëtutjeshme i merr DAP.
Sipas rregullave, personi fizik që të marrë 1.800 denarë kthim të TVSH-së në tre muaj, duhet që në nivel mujor të shpenzon më së paku 25.000 denarë, ose të paguajë tatim në lartësi prej 4.000 denarëve.
Për parat që do të kthehen, qytetarët nuk do të paguajnë tatim për të ardhurat.
“Ne e kufizuam në tre muaj dhe kthimi maksimal i TVSH-së do të jetë 1.800 denarë. Kjo do të thotë se përputhet me tatimin e paguar në nivel mujor prej 4.000 denarëve, ose shpenzime mujore prej 25.000 denarëve në nivel mujor për person. Qëllimi jonë primarë është që gjithë shpenzimet e pjesës më të madhe të familjeve të hynë në të drejtën e kthimit të shumës së plotë të shpenzimeve të tyre”, deklaroi Ministri i Financave Dragan Tevdovski.
Nuk do të mundet që në çdo moment të kontrollohet shuma e saktë që do ta fitojë çdo qytetar, megjithatë sipas llogarive fiskale të skenuara qytetarët përafërsisht do të dinë se sa kanë shpenzuar dhe sa do të marrin.
“Në përputhje me të gjithë llogaritë që do t’i keni, në vetë aplikacionin do të ekzistojë opsion ku mund çdo person fizik të kontrollojë se çfarë shume i takon për kthim të TVSH-së”, u shpreh Sanja Llukarevska, Drejtore në Drejtorin për të Ardhura Publike.
Procedura e kthimit të TVSH-së nuk ishte e qartë andaj drejtoresha, ministri por edhe kryeministri e patën patjetër që të japin shpjegim shtesë.
M.Hoxha: Kolegë nëse mundet mikrofoni!
Llukarevska: Çka?
M.Hoxha: Ju lutem koleg, mikrofonin vetëm nëse mundet. Mikrofonin.
Zaev deri te Llukarevska: Nëse mbaroi Sanja, të flas unë.
Llukarevska: Po.
Zaev: Vetëm pak.
Llukarevska deri te Zaev: Hajde!
Zaev: “Të kyçem edhe unë pak. Kam punuar me kolegët nga DAP, Financat, me ministrin dhe drejtoreshën. Së pari është e rëndësishme që kjo masë vlen për të gjithë. E dimë që të pasurit shpenzojnë më shumë dhe andaj ka edhe limite, andaj është deri më 28.800 denarë. Për shkak se nuk është e drejtë, shteti është i barabartë për të gjithë ne. Dikush që ka pasuri më të madhe shpenzon më shumë. Por është mirë që të gjithë të kërkojnë llogari fiskale pa dallim të asaj se a e kanë përmbushur limitin ose jo”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Sipas pritshmërive të Kryeministrit dhe Ministrit, nëse masa pranohet nga qytetarët qind përqind dhe ka realizim të lartë, atëherë në buxhet si tatim shtesë do të hyjnë rreth 250 milion denarë, prej tyre në xhepin e qytetarëve do të kthehen 50 milion. Së paku kështu premton qeveria.
Përgatiti: Edin Rastoder
