Sot nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Kortina 2026, të cilat do të zgjasin deri më 22 shkurt.
Shqipëria përfaqësohet në këtë edicion olimpik nga katër skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.
Vëmendja kryesore është te Lara Colturi, e renditur e pesta në botë, e cila konsiderohet si shpresa më e madhe për një medalje olimpike për vendin tonë. Garat e saj kryesore do të zhvillohen më 15 dhe 18 shkurt.
Në kuadër të ceremonive hapëse të Lojërave Olimpike do të organizohen tri aktivitete zyrtare: në Milano, në Kortina – ku Lara Colturi do të mbajë flamurin shqiptar – si dhe në Borno.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në Milano–Kortina 2026 shihet si një hap i rëndësishëm për zhvillimin e sporteve dimërore dhe rritjen e prezencës shqiptare në arenën olimpike.

