Startojnë debatet zgjedhore në TV21! Të ftuarit e parë, bartësit e listave zgjedhore nr.5

TË FUNDIT

Tv21 nisi emisionin special të debateve zgjedhore.

Në këtë studio televizive të ftuarit e parë ishin bartësit e listave të njësisë zgjedhore numër 5.

Ftesën e pranuan të gjithë përveç nga partia VMRO-DPMNE.

Në pyetjen se çfarë premtojnë për qytetarët e këtij rajoni kishte përgjigje të ndryshme, por jo projekte konkrete nga kandidatët për deputetët të BDI-së, koalicionit LSDM-BESA, ASh- AAA, dhe PDSH.

“Fokusi ynë në njësinë zgjedhore numër 5, do të jetë përkrahja serioze e ekonomisë, sidomos ndërmarrjeve vendore, siç kemi bërë për dy vitt e gjysmë, të vazhdojmë në investime infrastrukturore, presim që rruga Ohër-Kërçovë të përfundouj në vitin 2021, kemi paraparë edhe ndërtimin e autorrugëve tjera dhe rrugëve ekspres . është shumë me rëndësi që në këtë rajon të investojmë në shëndetësi, në shëndetin publik”, tha Radmilla Shekerinska, LSDM.

“Në këtë njësi shteti ka vënë pak dorë, pak investime, në njësinë ku shqiptarët të cilët jetojnë në zona të thella të Manastirit të Resnjës vuajnë nga kushtet elementare për jetesë, vuajnë nga uji për pije, nuk u merret duhani dhe nuk ka kurrëfarë infrastrukture të rregullt rrugore, kanalizim dhe tjera. Lidhur me këtë Ash dhe AAA ka ofertë serioze për t’i elemjinuar të gjitha këto mangësi te qytetarët”, tha Syrja Radhidi, ASH.

“Më së shumti do të orientohemi në pjesën ekonomike sepse qytetarët kanë nevojë për një bazë të shëndoshë, për hidare të vetë dhe njëkohësisht shohim edhe vetë se një pjesë e madhe e rinisë, por edhe shqiptarëve largohen nga vendi, që është një tragjedi e  madhe, e veçanarisht e atyre viseve, poashtu kur flasim në këtë aspekt një aset i rëndësishëm është vendsoja e ndarjes proporcionale të buxhetit”, tha Vasvi Doko, PDSH.

“Çdo qytetar ta ndjej mundësinë e barabarësisë në mundësinë e ndarjes dhe marrjes së funksioneve përkatëse. E dyat ka të bëjë me drejtësi joselektive si shtylla e dytë. Duke u bazuar në pasojat sidomos të virusit COVID-19, në aspekt shëndetësor dhe ekonomik, janë nga shtyllat kryeësore të BDI, është rimëkëmbja ekonomike për mundësi të barabarta në qasje të të gjitha aspekteve të asaj që ëprbën spektrin ekonomik”, tha Talat Xhaferi, BDI.

Debati filloi qetë, duke vazhduar pas pak minutave me shumë replika dhe kundëreplika nga bartësit e listave të njësisë zgjedhore numër 5.

“Kur dilet me një propoazim të tillë në prag të fushatës, kjo për aft të keq është manipulative. Unë habitem me guzimin e përfaqësuesve të BDI-së”, tha Syrja Radhidi, ASH.

“Katastrofë, domethënë bëhet fjalë për korridorin numër 8 ku ne kemi ngel ende në mesjetë”, tha Vasvi Doko, PDSH.

“Ata që për 12 vjet ishin në qeveri sot me të drejtë nuk janë rezentë, nuk kanë cafrë të thonë”, tha Radmilla Shekerinska, LSDM.

“Tendenca për përvetësim të gjithçkahit që ndodh në vend se e bën vetëm një subjekt politik është mos të them qesharake, e panevojshme”, tha Talat Xhaferi, BDI.

Kush, çfarë platformash dhe plane ka, në fushën e ekonomisë, drejtësisë, shëndetësisë dhe tjera, kandidatët për deputetë patën mundësi të shpalosin për 90 minuta në emisionin debate zgjedhore, me nga dy minuta përgjgigje dhe nga një minut të drejtë për replikë. U fol për kryeministrin shqiptar, autostradët Ohër-Kërçovë, Shkup-Bllacë dhe ndërtimet e paligjshme Ohër-Strugë. Gjatë tërë javës vijojnë atraktive me bartësit e listave në njësitë e tjera zgjedhore.