Starbucks mbyll të gjitha kafenetë e saj në Rusi

TË FUNDIT

Gjigandi i kafesë Starbucks thotë se ka dalë nga Rusia dhe nuk do të jetë më i pranishëm atje, sipas një njoftimi për shtyp të hënën.

Kompania e kafesë thotë se ka 15 vjet që operon në Rusi dhe tani ka mbyllur 130 kafenetë e saj të licencuara në vend. Starbucks i bashkohet kompanive të tjera si McDonald’s dhe Exxon Mobil që hoqën plotësisht biznesët nga Rusia.

Starbucks thotë se do të “mbështesë” rreth 2 mijë punëtorët e saj në Rusi, duke përfshirë pagën për gjashtë muaj dhe ndihmën nga partnerët për të kaluar në mundësi të reja jashtë Starbucks.