SPM: Qeveria t’i paguaj policisë 15 mijë denarë! Spasovski dhe Çulev me akuza dhe përplasje të ndërsjella

TË FUNDIT

Qeveria tregoi se nuk e respekton fare policinë dhe mundin e tyre gjatë përballjes  me korona virusin, akuzojnë nga Sindikata e pavarur e policisë. Kërkojnë që vendimi i djeshëm i Qeverisë të rishqyrtohet dhe shuma prej 15 denarëve t’i paguhet policisë si kënaqësi morale për mundin e tyre në terren në luftën kundër Korona Virusit.

“Vlerësojmë se vendimi i djeshëm është i gabuar, se pa qëllim është bërë dhe tashmë në seancën e ardhshme qeveritare gabimi do të përmirësohet. As rastësisht mos harroni se policia po përballet me valën më të madhe të epidemisë. Andaj në seancën e ardhshme përmirësoni padrejtësinë e djeshme dhe na e ndani atë shtesë simbolike dhe aq të vogël prej 15 mijë denarëve për punën e deritanishme të policisë. Ju e keni radhën”.

Propozimin për kompensim në të holla që e dorëzoi ministri teknik Çulev, Spasovski e vlerësoi si populizëm të zhveshur.

“Populizëm i zhveshur, i cili assesi nuk mund të ndërlidhet me shpërblimin për shëndetësi. Do ju them një shembull, kur u bë rebalanci i buxhetit, ministri i Shëndetësisë luftoi në seancën e qeverisë që të mbeten para në buxhet dhe të shtojmë që tu ndahet shpërblim punëtorëve shëndetësor. Ministri i punëve të brendshme ofroi 88 milion denarë dhe i ktheu në buxhet për nevoja tjera për shkak se nuk i janë dashur në MPB. Vetë ky fakt flet se sa është serioz ai në qëllimet e tija”, tha Oliver Spasovski, kryeministër teknik.

Nga ana tjetër, Çulev e akuzoi Spasovskin se nuk kujdeset për të punësuarit në polici dhe se shkurtimi i buxhetit ka qenë propozim i Ministrisë së financave.

“Nuk është e saktë se me vetë dëshirë jam pajtuar me shkurtimin e buxhetit të MPB i cili deri më tani dy herë është shkurtuar, por kishte letër nga Ministria e financave me të cilën kërkonte nga të gjithë institucionet shtetërore të shkurtojnë 10 përqind nga pikat që ata do të caktojnë vetë. Unë nuk u pajtova me 10% duke pasur parasysh se shumë u shkurtua buxheti i MPB, por shkurtuam vetëm 5%. Kjo në fakt u obligua nga Ministria e financave, për nevojat e rebalancit të buxhetit”, tha Naqe Çulev, ministër teknik i MPB.

Njëkohësisht edhe Sindikata e policisë së Maqedonisë kërkoi të sigurohen mjete për pagesën e shpërblimit prej 25 mijë denarëve për të gjithë të punësuarit në MPB. Tani për tani mbetet i njëjtë numri i nëpunësve policorë të infektuar me Kovid-19  që është 14 dhe 103 në vetë-izolim.