Spitali modular: Mbrojtja kundërshton provat/ Protesta në përkrahje të Boban Vuçevskit

TË FUNDIT

Në Gjykatën Themelore të Tetovës vazhdoi gjykimi për zjarrin në Spitalin Modular, ku humbën jetën 14 viktima më 8 shtator të vitit 2021. Në seancë u paraqitën të akuzuarit Florin Besimi, Artan Etemi, Boban Vuçevski dhe përfaqësuesi i Spitali Klinik i Tetovës, si dhe avokati i familjarëve të viktimave. Seanca është përcjell me shumë kundërshtime nga ana e avokatëve të të akuzuarve, të cilët nuk janë pajtuar me mënyrën e prezantimit të titujve të dëshmive të Prokurorisë Publike të Tetovës. Sipas avokatëve, prokuroria ka deponuar dëshmi përmes dokumenteve pa nënshkrime të personave apo institucioneve përkatëse. Krahas kësaj, janë dorëzuar dëshmi në zarfe por pa bërë të ditur se çka në ato zarfe. Po ashtu, janë dorëzuar edhe USB dhe CD por nuk dihet se çfarë material dëshmues ka aty. Para fillimit të seancës para gjykatës themelore të Tetovës ishin grumbulluar disa qytetarë të cilët kishin dalë në përkrahje të të akuzuarit Boban Vuçevski.

“U mblodhëm këtu para gjykatës themelore të Tetovës për ta përkrahur doktorin Boban Vuçevski. Ai në kohën e krizës dha maksimumin e vetë dhe dëshmoi se si duhet të duket një doktor. Ne sot apelojmë prokurorinë publike, që të mendoj mirë për parashtresat e veta dhe gjykatësi çfarë vendimi do të sjellë”.

“Nuk jam për atë që të amnistohen fajtorët, por fajtorët e vërtetë nuk ndodhen sot këtu në gjykatë, por ato duhet të gjinden atje ku janë. Të bisedohet për gabim mjekësor në rregull jemi por bisedohet për gabim teknik, e për të duhet të përgjigjet dikush tjetër e ai dihet kush është, autorët që ngritën këto objekte nëpër Maqedoni.

Gjatë seancës për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, nga ana e ndihmësve të prokurorit publik u prezantuan vetëm titujt e dëshmive kurse pas prezantimit të tyre të avokatët kishin ankesa të shumta, se shumë dëshmi nuk ndodhen në përshkrim. Pas kësaj, gjykatësi Jordan Vellkovski, solli në gjykatë materialin voluminoz me dëshmi dhe filloi leximin e titujve të tyre. Gjatë tërë kohës avokatët kishin vërejtje se nuk përshtaten dëshmitë që lexohen me atë që janë dorëzuar në gjykatë nga prokuroria. Krahas kësaj në seancën e ditës së sotme , nuk u lexua përmbajtja e dëshmive, por vetëm raportet e shumë institucioneve si Ministrisë së Punëve të Brendshme, raporti I ekspertëve gjerman, raporti për pranim dorëzimin e kovid qendrës, raporti i Ministrisë së Punëve të Brendshme e kështu me radhë . Seanca e radhës është caktuar për më 16 janar të vitit 2023. Seanca e radhës për spitalin modular është fiksuar më 16 janar të vitit të ardhshëm.