Nesër (e mërkurë) fillon vaksinimi në Maqedoninë e Veriut me vaksinat e marra nga Serbia.
Tek spitali mobil është rregulluar vendi ku do të vaksinohen personat e parë kundër virusit Covid 19.
Nga personeli mjekësor do të fillon vaksinimi pasi ata janë “në vijën e parë të frontit”.
Por në mesin e tyre nuk do të jetë ministri i shëndetësisë Venko Filipce.
“Unë nuk do të jem prej të parëve që do të vaksinohet, kolegët nga qendrat Kovid të cilët janë në vijën e parë në luftën kundër virusit kanë përparësi që të vaksinohen të parët”, tha Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.
Vaksinimi do të bëhet në 6 vende të vaksinimit ku do të vaksinohen infermierë dhe mjekë. Spitali modular do të punojë në dy ndërrime nga ora 8 e mëngjesit, deri në ora 20 pasdite, ka njoftuar Ministria i shëndetësisë për TV21.
“Nesër vaksinimi do të fillojë në orën 10 të mëngjesit, dhe i pari që do të vaksinohet do të jetë personeli mjekësor që punon në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup. Pika në spitalin modular ku ka 6 pozicione vaksinimi do të funksionojë në dy ndërrime nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 8 pas mbrëmjes dhe vaksinimi do të kryhet nga ekipet mjekësore nga Qendra Shëndetësore Shkup. Sipas planit të përcaktuar, vaksinimi do të bëhet në çdo 10 minuta”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndryshe në platformën online vakcinacija.mk janë paraqitur 50.200 qytetarë për tu vaksinuar.
Imunizimi në vendin tonë po fillon me 4680 vaksinat e kompanisë “Pfizer” të cilat Maqedonia e Veriut i pranoi të dielën nga Serbia si donacion. Deri në fund të muajit shkurt, është paralajmëruar edhe arritja e vaksinave kineze.
