Spitali klinik në Tetovës vazhdon të funksionojë me ashensorë të vjetër.
Ministri i shëndetësisë sot ishte aty dhe e sfidoi veten për tu ngjitur në njërin prej tyre.
-Keni guxim për tu ngjitë?
-Po hajde.
E pasi u ngjitën në katin e tretë, në dalje, për pak sa dera nuk e shtypi drejtorin e fondit Asaf Abduramanin.
Drejtori i Spitalit fajin për mos ndërrimin e ashensorëve e hodhi tek Ministria e Shëndetësisë.
“Tenderin për ashensorët e merr obligim Ministria e Shëndetësisë dhe e njëjta është në procedurë e sipër për tenderin, dhe pas kryerjes së procedurave burokratike tenderime spitali do të pajiset me pesë ashensorë të ri”- deklaroi Ilir demiri. Drejtor i Spitalit Klinik – Tetovë.
Ndërsa ministri Mexhiti fajin e hodhi tek komisioni për prokurime publike.
“Komisioni që është tek prokurimet publike e rrezoi njëherë tenderime ashensorëve me çka ne e anuluam këtë procedurë dhe ne bëmë procedurë të re. Por si duket kjo bëhet praks e përditshme. Nuk është hera e parë që ky komision pranë prokurimeve publike ta bëj këtë. Kjo po na ndodh për herë të dytë.”- tha Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.
Fillimisht për këtë siptal ishin premtuar shtatë ashensorë, dy t’i instalojë vet spitali dhe pesë të tjerë t’i sigurojë ministria, por deri tani nuk është bërë asgjë.
Ndryshe ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i spitalit klinik të Tetovës, sot inauguruan renovimin e repartit në objektin për sëmundje interne dhe repartin e gjinekologjisë.
