Spitali i djegur ende në të njëjtin vend/ Elezi: Është hapur tenderi për kompaninë që do ta largojë

TË FUNDIT

Ka kaluar mbi një vit nga djegia e spitalit modular në Tetovës, ndërsa objekti i djegur ku jetën e humbën 14 persona, vazhdon të qëndrojë në po atë vend! Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, shpjegon se për largimin e të njëjtit, fillimisht është dashur leje e Prokurorisë që ka kryer hetimet.

“Pas marrjes së lejes, ne e kishim fazën e dytë ne e kishim prokurimit zgjedhjen e kompanisë që do merr mbi vete tërheqjen e këtyre mbeturinave dhe unë mendoj se jemi në fazën e fundit për largimin e mbetjeve dhe ai vend për fat të keq në memorien e tetovarëve do të jetë i hidhur por në historinë e mjekësisë do të jetë një përvojë që do të mësojmë shumë.”- deklaroi Bekim Sali, Ministër I Shëndetësisë.
Drejtori i Spitalit të Tetovës, Amir Elezi, thotë se tashmë është hapur tenderi për të cilin kanë aplikuar tre kompani, ndërsa në atë vend planifikohet të vendoset pllakë përkujtimore.
“Jemi në fazën e fundit për largim, tre ofertues janë paraqitur dhe në të gjithë asaj fazës të prokurimeve publike që duhet t’i nënshtrohemi ne si institucion jemi një fazën ku shqyrtohen ofertat e tre ofertuesve do bëhet përzgjedhja e ofertuesit që do të bëjë largimin e atij spitali modular që për fat të keq ngelet dhimbja e madhe për familjet edhe në shprehim ngushëllimet dhe besoj se në atë vend do të rigjallëroj jetë. Në atë vend ne parashohim edhe një pllakë përkujtimore për të gjithë viktimat”.- tha Amir Elezi, Drejtor Spitalit Tetovës.
Nga zjarri në Spitalin Modular në Tetovë jetën e humbën 14 pacientë. Seanca e radhës gjyqësore për këtë tragjedi është caktuar për më 7 dhjetor në gjykatën e Tetovës.